Rreth Nesh

Ne jemi këtu Për Ty.

Për Ty është një medium i ri, i krijuar veçanërisht për çdo lexues.

Duke u nisur nga vetë emri Për Ty, ky portal ka për qëllim të shkruajë artikuj të ndryshëm, kreativë, zbavitës, këshillëdhënës, vlerësues e informues, për çdo lexues.

Për Ty vjen për ty dhe shumë të tjerë me kategori të reja, duke raportuar për të gjitha, në një stil unik.

Me tituj Për Ty, qëllimi i portalit është që lexuesit të klikojnë për të lexuar lajmin, vetëm nëse atyre iu intereson rreth asaj teme apo duan detaje në lidhje me atë temë.

Edhe pse me tituj unik, Për Ty i përmbahet standardeve më të larta profesionale të gazetarisë, duke sjellë para lexuesve vetëm fakte, intervista me njerëz të fushave përkatëse, si dhe raportime e analiza në mënyrë të paanshme.

Qëllimi i Për Ty është po ashtu të sjellë në vëmendjen e shoqërisë problemet e çdo krijese, pa marrë parasysh vendin apo gjërat të tjera që e dallojnë.

Me kategori të reja si Për Tokë (fokusuar në ambientin dhe planetin, pra në thelb vetë Tokën), Për Kafshë (duke dhënë këshilla për trajtim sa më të mirë të kafshëve dhe raportim mbi abuzimin me to), Për Pushime (me qëllim për t’i sugjeruar lexuesve vendet më të mira për vizita) si dhe për Ushqim (me shumë receta për vakte dhe vlerësime të restoranteve dhe vendeve të tjera ku shërbejnë ushqim), Për Ty në qendër të vëmendjes do të ketë jetën e përditshme të njeriut, në mënyrë që secili ta ketë më të lehtë zgjedhjen e produkteve.

Ndiqe Për Ty në platformat zyrtare të publikuar më poshtë dhe kënaqu me përzgjedhjet e shumta që do i bëjmë Për Ty.

Si mund të na kontaktoni