Published October 17, 2023
Categories: Për Rajon & Botë
Publikuar nga: R L
Hezbollah

Për Ty - Grupi Hezbollah i mbështetur nga Irani e ka shpallur ditën e nesërme si “një ditë zemërimi të paprecedentë” kundër Izraelit dhe vizitës së Joe Biden në vend.

Grupi militant libanez është një aleat i Hamasit.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr përtej kufirit në mënyrë të përsëritur gjatë ditëve të fundit.

Ndërkohë, Ismail Haniyeh, i cili konsiderohet gjerësisht si lideri i përgjithshëm i Hamasit, ka fajësuar SHBA-në për sulmin ndaj spitalit Baptist Al-Ahli Arabi, të cilin ai e përshkroi si “një pikë kthese të re”.

“Masakra e spitalit konfirmon brutalitetin e armikut dhe shkallën e ndjenjës së tij të humbjes”, tha Haniyeh.

“SHBA-ja mban përgjegjësinë e sulmit në spital për shkak të mbulimit që i jep agresionit izraelit”, shtoi ai.

Tutje Haniyeh tha se sulmi konfirmoi “brutalitetin” e Izraelit dhe shkallën e “humbjes” së tij pas sulmit nga Hamasi më 7 tetor.

Ai gjithashtu bëri thirrje që palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar të ngrihen kundër pushtimit izraelit — ashtu si mijëra njerëz po dalin në rrugë në Ramallah.