Published November 29, 2023
Categories: Për Vend
Publikuar nga: R L
Liridona Murseli

Për Ty — Një rast tejet i rëndë ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në Prishtinë, ku qytetarja Liridona Murseli raportohet se është ndalur nga disa persona përderisa po voziste, të cilët fillimisht kanë plaçkitur gjësende nga vetura dhe më pas kanë shtënë drejt saj duke e lënë të vdekur.

Raportet e para thonë se e ndjera u ndal përderisa ajo po vozistë në një rrugë në fshatin Sinidoll në Prishtinë, ku edhe u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Policia ende nuk ka dalë me komunikatë zyrtare rreth rastit.

Liridona Murseli është gruaja e Naim Murselit, i cili është zëdhënës i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Për rastin tragjik shkroi edhe vetë Pacolli.

“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen e ndaj me dy familjet e të ndjerës Liridona!”, u shpreh ai në Facebook.