Published October 30, 2023
Categories: Për Sport
Publikuar nga: R L

Për Ty — Ylli i jashtëzakonshëm i futbollit, Leo Messi, ka fituar sonte në Paris çmimin e Topit të Artë, i teti ky në karrierën e tij – një arritje që nuk është bërë nga asnjë lojtar tjetër në historinë  e këtij çmimi.

Messi e fitoi këtë çmim pa dyshim për shkak të triumfit të tij bashkë me Argjentinën në Kupën e Botës.

Lojtari i dytë që ka më së shumti Topa të Artë pas Messit është konkurrenti i tij shumëvjeçar Cristiano Ronaldo.