Published October 17, 2023
Categories: Për Rajon & Botë
Publikuar nga: R L
Gaza hospital airstrike

Për Ty - Në përditësimin e saj të fundit, ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se numri i njerëzve të vrarë në sulmin në spitalin al Ahli ka shkuar në 471.

Ndërkohë, ushtria izraelite thotë se inteligjenca e saj tregon se grupi i Xhihadit Islamik Palestinez është përgjegjës për sulmin në spital.

Zëdhënësi i IDF-së, nënkoloneli Peter Lerner, tha se një breshëri raketash nga Gaza, e shënjestruar për Izraelin, goditi gabimisht spitalin e Gazës.

Shkaku i këtij sulmi, dhjetëra protestues u përpoqën të sulmonin kompleksin e ambasadës izraelite në Aman, Jordani. Protestuesit e zemëruar kaluan përmes një pengese sigurie dhe shkuan drejt ambasadës, por forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.