Published August 16, 2023
Categories: Për Kafshë
Publikuar nga: AA

Për Ty - Hardhucat janë shtazë tokësore. Ushqehen me insekte, krimba, me merimanga e me shtazë tjera të vogla. Ato i kanë të zhvilluara shqisat e dëgjimit dhe të parit kurse trupi i tyre është i mbuluar me luspa me ngjyrë të murrmë ose të gjelbër.

Në botë ka shumë lloje të ndryshme hardhucash, por vetëm njëra nga ato krijon tingullin uf-puf.

Hardhuca anole mashkull e mbron shtëpinë nga hardhucat e tjera në mënyrë të pazakontë.

Në qoftë se meshkujt e tjerë afrohen shumë, ai fryn një qese të kuqe në gushë. Dy meshkuj mund të rrinë përballë njëri-tjetrit me gusha të fryra për orë me radhë.

Hardhuca anole para dimrit futet në strehën e tij dhe bie në gjumë dimëror deri në pranverë.