Published August 18, 2023
Categories: Për Tokë
Publikuar nga: R L

Për Ty — Turqia ka regjistruar një temperaturë rekorde prej 49.5 gradë Celsius.

Temperatura u regjistrua në provincën qendrore të Anadollit, Eskisehir, njoftoi ministri i Mjedisit, Mehmet Ozhaseki.

Rekordi i mëparshëm ishte 49.1 gradë Celsius, në vitin 2021.

Shërbimi kombëtar i motit i Turqisë paralajmëroi se vala e të nxehtit do të vazhdojë të tejkalojë temperaturat normale sezonale deri në 11 gradë Celsius.

Arsyeja kryesore pas rekordeve të nxehtësisë është ndryshimi i klimës, sipas Baris Onol, një profesor meteorologjie në Universitetin Teknik të Stambollit.

“Turqia do të jetë shumë më e ekspozuar ndaj temperaturave të larta brenda 30–40 viteve të ardhshme si pjesa tjetër e rajonit të Mesdheut”, tha ai.