Published August 21, 2023
Categories: Për Shëndet
Publikuar nga: AA

Lëvizjet e shumta gjatë natës

Nëse kur zgjoheni në mëngjes e gjeni veten në anën e kundërt të krevatit për shkak se keni lëvizur shumë ka disa arsye. Lëvizja e shumtë është një shenjë e sëmundjes së nervave të këmbëve.

Zgjoheni me gojë shumë të thatë apo frymë të keqe

Këto janë dy simptoma që lidhen drejtpërdrejtë me frymëmarrjen dhe gërhitjen që shkaktohen nga bllokimi i rrugëve respiratore.

Prekin një numër të madh njerzish duke ju prishur cilësinë e gjumit për shkak të mungesës së frymëmarrjes.

Shkoni shpesh në tualet dhe keni parehati gjatë natës

Këto simptoma janë një shqetësim për shumicën e të rriturve duke shkaktuar edhe mungesë të gjumit gjatë natës. Sipas National Sleep Foundation të cilit i referohet, 3 në 5 të rritur vuajnë nga mungesa e gjumit.

Kjo vjen për shkak të zgjimit nga nevoja për të përdorur tualetin më shumë se një apo dy herë në natë. Normalisht trupi është i dizejnuar për të mbajtur fshikzën nën kontroll, por gjatë viteve arrin t’a humbasë këtë kontroll./Për Ty