Published August 24, 2023
Categories: Për Kulturë
Publikuar nga: R L
Fero

Për Ty — Këngëtari problematik nga Gjilani, Fero, ka njoftuar se do të largohet përfundimisht nga skena muzikore, pasi siç tha ai, pasi studioi rreth Islamit, iu bë e qartë se kjo fe e ndalon muzikën.

“Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time”, shkroi ai në Instagram.

“Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar. Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithkujt që i kam bë padrejtësi , ju kërkoj që t’ma bëni hallall”, shtoi ai.

Reperi po ashtu i bëri thirrje adhuruesve të këngëve të tij që t’i fshijnë ato dhe të mos i dëgjojnë asnjëherë.

“Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë. Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij”.

Ai po ashtu i bëri thirrje ndjekësve të tij që t’i përkushtohen praktikave fetare dhe të largohen nga “devijimi”.

“Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit”.

“E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë , do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet — Ez Zumer 53. Me respekt Feronit Shabani”, përfundoi ai.