Published August 24, 2023
Categories: Për Punë
Publikuar nga: AA

Për Ty — Në punë kalojmë një pjesë të madhe të ditës, ndoshta më shumë kemi kontakte dhe komunikim me kolegët e punës sesa me anëtarët e familjes, duke parë këtë gjë ne duhet të kemi parasysh që të respektojmë disa rregulla dhe të shmangim disa sjellje në ambientin e punës.

Mos u vononi 

Siç e dimë ky është një fakt i njohur që duhet të arrijmë gjithmonë në kohë në punë. Mësoni se në cilin orar do të mund ta shmangni trafikun më të madh dhe cila kohë do t’ju mundësoj të shkoni në zyrë në orarin e duhur. Menaxhimi i duhur i kohës ju mundëson të mos jeni vonë për punë si dhe t’i përfundoni me sukses aktivitetet tjera ditore.

Të jeni i zhurmshëm

Mos u bëni personi më i zhurmshëm në punë që vazhdimisht ju dëgjohet zëri. Mbajeni një nivel mesatar të zërit dhe mos lëshoni asnjëherë muzikë me zë të lartë. Personat e zhurmshëm konsiderohen si shumë të bezdisshëm dhe janë ata që më së shumti i pengojnë kolegët.

Mos i injoroni udhëzimet

Në një vend pune nuk duhet të mos mungoj bashkëpunimi dhe ju t’i ndjekni udhëzimet që ju jepen. Nëse nuk jeni të sigurt për atë që duhet të bëni ose keni nevojë për udhëzime shtesë, gjithmonë sigurohuni që të bëni pyetje dhe të merrni shënime në mënyrë që t’i keni të qarta detyrat që ju caktohen.

Shmangni sjelljet provokuese

Duhet të shmangni sjelljet provokuese, pasi do të ishin shkaktarë të problemeve të vështira në ambientin e punës dhe mund ta prishni qetësinë dhe harmoninë në ambientin ku punoni.

Ndërprerja e bisedave mes kolegëve

Duhet të shmangni ndërprerjen e bisedave mes kolegëve – edhe nëse janë duke folur në telefon. Prisni ndonjë minutë – kështu nuk do të dukeshit të pasjellshëm duke ndërprerë një bisedë tjetër.

Ecni përreth sikur e zotëroni vendin

Është e mrekullueshme të kesh vetëbesim, por është mëkat të jesh mendjemadh. Pra, në asnjë rrethanë nuk duhet të ecni sikur të jeni pronari i atij vendit. Mbani qëndrimin tuaj dhe tregohuni i sinqertë dhe të gjithë do të ju shohin më pozitivisht.