Published August 24, 2023
Categories: Për Kafshë
Publikuar nga: R L

Për Ty — Fotografi Arian Mavriqi ka kapur sot një moment që nuk shihet shpesh në botën shtazore, kur një hardhucë, teksa po gëlltitej nga një lejlek, kafshoi sqepin e grabitqarit, me shpresën për të shpëtuar.

“Shprehja jone popullore “Shpirti i omël” sot u vërtetua tek sa kjo Çafke e hirtë (Ardea cinerea) kapi me sqepin e saj Hardhucën e Gjelbërt, e ajo (Hardhuca) megjithatë mundohej ta kafshonte me shpresën se do të ja del ti shpëtoj vrasjes”, shkroi fotografi Mavriqi në Facebook.

Se a shpëtoi apo jo hardhuca, fotografi nuk tregoi.

Fotografitë u shkrepën në Kamenicë.