Published August 24, 2023
Categories: Për Kafshë
Publikuar nga: AA

Për Ty — Balena e quajtur Lolita e cila mbahej në një akuarium në qytetin e Miamit ka ngordhur pas më shumë se gjysmë shekulli jetë.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve kanë luftuar për vite që Lolita të çlirohej nga rezervuari i saj në Akuariumin Detar të Miamit, ku mbahej e mbyllur.

Shëndeti i balenës, siç shkruajnë në faqen zyrtare të Miami Seaquarium, ishte përkeqësuar ditët e fundit, për shkak të problemeve të veshkave.

Ajo peshonte 2 mijë e 267 ton dhe mbahej në një hapësirë me përmasat 24 metra lartësi me 11 metra gjerësi dhe që thellësia e rezervuarit ishte 6 metra i thellë.

Fakti i trishë është faktori njerëzor që pushton jetën e këtyre gjitarëve të mëdhenj, vetëm në shekullin e 20-të, njerëzit vranë jo më pak, rreth 2.9 milionë balena!