Published August 30, 2023
Categories: Për Sport
Publikuar nga: AA

Për Ty — Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Arbër Zeneli është shumë pranë kalimit tek skuadra turke, Adana Demirspor.

Zeneli me skuadrën franceze Reims, nuk pati shkëlqimin që e përcolli në Heerenveen.

Anësori 29-vjeçar, në janar të vitit 2019 iu bashkua Reimsit, por u largua pas përfundimit të edicionit të kaluar. Ai ka prishur kontratë me Reimsin, e cila e mbante deri në vitin 2025.