Published August 30, 2023
Categories: Për Sport
Publikuar nga: AA

Për Ty — Leeds United ka konfirmuar nënshkrimin e Djed Spence nga Tottenham.

Mbrojtësi i krahut kalon në “Elland Road” në një marrëveshje huazimi për një sezon, duke u bërë ardhja e gjashtë e klubit në verë.

Tarifa e huazimit thuhet të jetë rreth 1 milionë funte.

Spence bëri gjashtë paraqitje për Spurs sezonin e kaluar, përpara se t’i bashkohej skuadrës së Ligue 1, Stade Rennes në janar, të cilin ai e ndihmoi të përfundonte në vendin e katërt.

23-vjeçari mund të bëjë debutimin e tij këtë fundjavë kur Leeds pret Sheffield Wednesday.