Published September 3, 2023
Categories: Për Kafshë
Publikuar nga: R L
Cute dogs

Për Ty — 30 qen endacakë janë adoptuar nga qytetarët e Prishtinës në më pak se një javë, që nga fillimi i adaptimit, plan ky i Komunës së Prishtinës për të zvogëluar numrin e qenve endacakë nëpër zonat e banueshme.

Kryetari Përparim Rama tha se adoptimi i qenve endacakë po vazhdon me sukses, “ndërkohë që janë lajmëruar shumë qytetarë të cilët duan të adoptojnë këto kafshë”.

Për të tjerët që po presin për të marrë qen, Rama tha se ekipet po i shqyrtojnë kërkesat.

“Po synojmë që secili qen🐕 në kryeqytet  të ketë një pronar”, shkroi ai në Facebook.

“Jemi siguruar që të ofrojmë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit. Jam shumë falënderues që një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptim”, u shpreh tutje ai.

Kryetari i bëri thirrje pronarëve të rinj që të kenë kujdes për këto krijesa dhe të tregojnë dashuri ndaj tyre.

Ai po ashtu njoftoi se secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip, me numrin e tij që është i vendosur edhe në kontratë, montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.