Published October 7, 2023
Categories: Për Rajon & Botë
Publikuar nga: R L
Joe Biden

Për Ty — Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë folur të në telefon pas zhvillimeve dramatike në Rripin e Gazës.

Zyra e Netanyahut lëshoi një deklaratë duke thënë se Biden e telefonoi kryeministrin të shtunën dhe shprehu mbështetjen e tij për Izraelin.

“Presidenti i SHBA-së Joe Biden telefonoi kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe theksoi se SHBA qëndron pranë Izraelit dhe mbështet plotësisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, thuhet në deklaratë.

“Kryeministri falënderoi Presidentin e SHBA për mbështetjen e tij të parezervë dhe e bëri të qartë se do të kërkohej një fushatë e gjatë dhe e fuqishme në të cilën Izraeli do të fitonte”.

Në një deklaratë të veçantë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA “dënon pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit, duke përfshirë civilët dhe komunitetet civile”.

“Ne do të mbetemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë izraelitë”, tha Blinken.