Published October 7, 2023
Categories: Për Vend
Publikuar nga: R L
Vjosa Osmani

Për Ty — Presidentja Vjosa Osmani është shprehur e tmerruar nga sulmet e grupit Hamas në të gjithë territorin e Izralit, duke i quajtur ato “terroriste”.

“Shprehim solidaritetin tonë të plotë me Presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin Izraelit në këto orë të errëta”, shkroi Osmani në X.

“Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, shtoi ajo.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ende nuk është deklaruar për sulmet me mijëra raketa të cilët deri më tani kanë lënë dhjetëra të vdekur.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se dënon fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit.

“Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkroi Rama.