Published October 10, 2023
Categories: Për Kulturë
Publikuar nga: R L
Dua Lipa

Për Ty - Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ka fshirë të gjitha postimet e saj në rrjetin social Instagram, duke paralajmëruar një epokë të re në karrierën e saj.

Dua Lipa Instagram
Dua Lipa Instagram

Dy herë fituesja e çmimeve Grammy i la sot adhuruesit e saj në kureshtje, me mijëra fotografitë dhe videot që nuk ekzistonin më, ndërkohë që e vetmja pamje vizuele ishte fotografia e re e profilit, një reflektim i syrit të saj në një pasqyrë të thyer me ngjyrë të kaltër.

Fshirja e postimeve në Instagram para publikimit të një albumi të ri është bërë trend global, ku të famshmit nëpërmjet kësaj paralajmërojnë për një album të ri dhe një epokë të re në karrierën e tyre.

28-vjeçarja deri më tani ka publikuar dy albume të cilët kanë pasur sukses masiv; albumi i vetë-quajtur “Dua Lipa” dhe albumi i dytë i titulluar “Future Nostalgia”.