Published October 10, 2023
Categories: Për Sport
Publikuar nga: R L
Eden Hazard

Për Ty — Eden Hazard ka konfirmuar se do të tërhiqet nga futbolli në moshën 32-vjeçare.

Belgu u largua nga Real Madridi në fund të sezonit 2022/23 dhe nuk iu bashkua një klubi të ri gjatë verës.

Ai tani ka njoftuar tërheqjen e tij nga loja, duke ulur perden e një karriere 16-vjeçare si lojtar.

Hazard shkroi: “Duhet të dëgjoni veten dhe të thoni ndaloni në kohën e duhur. Pas 16 vitesh dhe më shumë se 700 ndeshjeve të luajtura, kam vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist profesionist. Kam qenë në gjendje të realizoj ëndrrën time, kam luajtur dhe jam argëtuar në shumë fusha anembanë botës. Gjatë karrierës sime kam qenë me fat që kam takuar menaxherë, trajnerë dhe shokë të mëdhenj të skuadrës — faleminderit të gjithëve për këto kohë të mrekullueshme, do të më mungojnë të gjitha. Unë gjithashtu dua të falënderoj klubet për të cilat kam luajtur: LOSC, Chelsea dhe Real Madrid; dhe falënderoj RBFA për përzgjedhjen time belge. Një falënderim i veçantë për familjen time, miqtë e mi, këshilltarët e mi dhe njerëzit që më kanë qenë pranë në kohë të mira dhe të këqija. Më në fund, një falënderim i madh për ju, fansat e mi, që më keni ndjekur për gjithë këto vite dhe për inkurajimin tuaj kudo ku kam luajtur. Tani është koha për të shijuar të dashurit e mi dhe për të pasur përvoja të reja. Shihemi së shpejti jashtë fushës miqtë e mi”.

Hazard refuzoi interesimin nga MLS dhe Arabia Pro League këtë verë, si dhe mundësinë për të luajtur futboll klubi në Belgjikën e tij të lindjes për herë të parë.

Hazard e filloi karrierën e tij profesionale me Lille më 2007, duke u bërë shpejt një favorit i tifozëve dhe duke i çuar ata në një dyshe në ligë dhe kupë më 2011. Viti i tij i fundit në Lille e pa atë të shënonte 20 gola në 38 ndeshje të Ligue 1.

Ai kishte në opsion Manchester Cityn dhe Manchester United në verën e vitit 2012, por në vend të kësaj zgjodhi t’i bashkohej kampionit në fuqi të Evropës, Chelsea.

Gjatë një qëndrimi shtatë-vjeçar në Stamford Bridge, Hazard u bë një nga lojtarët më të mirë të Premier League ndonjëherë, duke fituar dy tituj ligë dhe katër trofe të tjerë për Blutë.

Hazard i vuri qershinë kohës së tij në Chelsea me fitoren kundër Arsenalit në finalen e Ligës së Evropës në vitin 2019 përpara se të vuloste një transferim prej 87 milionë funtesh te Real Madrid.

Megjithatë, koha e tij në Santiago Bernabeu u pengua rëndë nga lëndimet dhe ai përfundoi duke bërë vetëm 76 paraqitje në katër sezone në Los Blancos, duke shënuar shtatë gola.

Hazard do të mbahet mend si një legjendë e Belgjikës duke qenë drita shkëlqyese e ‘brezit të tyre të artë’, e cila arriti kulmin me një vend të tretë në Kupën e Botës 2018.

Gjatë karrierës së tij, Hazard luajti 761 ndeshje dhe shënoi 201 gola.